Norvegjia, një nga vendet më të zhvilluara në botë ka zbuluar përmes një raporti të publikuar së fundmi rëndësinë që kanë studentët ndërkombëtarë në zhvillimin e ekonomisë së vendit të tyre.
Një raport i fundit tregon se deri në 43% e studentëve që studiojnë në Norvegji qëndrojnë për të punuar në vendin nordik. Por vendosja e tarifave të shkollimit nga qeveria në vitin 2023 për studentët ndërkombëtarë jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (EEA) dhe Zvicrës ka çuar në një rënie dramatike të numrit të studentëve ndërkombëtarë.
Raporti i fundit nga Statistikat e Norvegjisë (SSB) tregon se 43% e studentëve ndërkombëtarë (4,936) që shkuan në Norvegji për të ndjekur një diplomë bachelor ose master dy vjeçar midis viteve akademike 2014-15 dhe 2017-18, përpara vendosjes së tarifave të shkollimit për studentët ndërkombëtarë – ishin ende në vitin e fundit të studimeve në vitin 2023.
Raporti, Migrantët e Arsimit të Lartë në Norvegji, nga Statistikat e Norvegjisë, është porositur nga Ministria e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit me qëllim për të kuptuar rëndësinë që kanë studentët ndërkombëtarë.
Gjithsej 10,282 studentë ndërkombëtarë të vendeve të treta (jashtë BE-së dhe EEA) shkuan në Norvegji gjatë 10 viteve të fundit nga 43,451 studentë ndërkombëtarë që kishte gjithsej Norvegjia, një vend me popullsi sa dyfishi i Shqipërisë.
Qëllimi i raportit ishte identifikimi i migrantëve të arsimit të lartë që mbërritën në Norvegji midis viteve 2013-14 dhe 2022-23, nëse i kishin përfunduar studimet në kohë dhe nëse pas 2023 ishin kthyer apo ishin përshtatur me tregun e punës në Norvegji.
10,282 studentë ndërkombëtarë të vendeve të treta mbërritën nga 75 vende të ndryshme. 64% e tyre nga vetëm 10 vende: Nepali (978, 9.5%), Kina (938, 9.1%), Pakistani (819, 8.0%), Irani (804, 7.8%), Bangladeshi (660, 6%), Bangladeshi (597, 5,8%), Gana (402, 3,9%), Nigeria (381, 3,7%), Rusia (379, 3,7%) vende të tjera (4,685, 36%).
2085 studentë nga vendet e BE-së mbërritën nga Gjermania (474, 22,7%), Italia (200, 9,6 %), Franca (172, 8,3%), Spanja (165, 7,9%), Polonia (147, 7,1%), Holanda (38, 6,6 %), Greqia (38, 6,6%), Romake (1,6%). 4,2%) Lituania (84 4,0%), Austria (55 2,6 %) dhe vende të tjera (437, 21,0%).
Meshkujt ishin në shumicën e emigrantëve studentë nga vendet e treta. Megjithatë, përqindja e femrave u rrit me kalimin e kohës, nga 40% në 2013-14 në 46% në 2022-23. Shtatëdhjetë e gjashtë për qind e emigrantëve studentë nga vendet e treta ishin midis 20 dhe 29 vjeç.
Pothuajse nëntë nga 10 diploma që studentët filluan ishin master. Shkencat e natyrës, lëndët profesionale dhe teknike ishin fushat më të njohura të studimit në mesin e studentëve nga vendet e treta.
Raporti shqyrtoi nëse studentët emigrantë që filluan universitetin në vitet akademike 2013-14 deri në 2017-18 e përfunduan arsimin e tyre dhe çfarë kanë bërë pas përfundimit të arsimit të tyre.
Në total, 73% e diplomave të filluara prej studentëve nga vendet e treta kishin përfunduar, 70% e të cilave përfunduan në kohë, krahasuar me 80% për emigrantët arsimorë nga BE.
Jiaying Ye, një nga autorët e raportit, tha se 63% e emigrantëve studentë nga vendet e treta, të cilët nuk përfunduan arsimin duke mos u diplomuar, kishin emigruar nga Norvegjia. Por, një pjesë më e madhe e atyre që përfunduan arsimin e tyre qëndruan në Norvegji.
Ajo tha se 65% e studentëve emigrantë nga vendet e treta që morën një diplomë në Norvegji ende jetonin në vendin nordik dhe brenda një viti pas përfundimit të arsimit të tyre punonin.
Në vitet pas përfundimit mes emigrantëve arsimorë nga vendet e treta me një diplomë të marrë në Norvegji, gjysma e emigrantëve arsimorë nga vendet e treta ishin të punësuar në profesione akademike dhe të arsimit të lartë, por kishte edhe një përqindje, 17%, që punonin si pastrues, ndihmës, etj.
"Tetëdhjetë përqind e atyre që ishin të punësuar në Norvegji menjëherë pas përfundimit të një diplome mbetën në Norvegji deri në vitin 2023," vuri në dukje ajo.
Por numri i studentëve ndërkombëtarë nga vendet e treta ka rënë ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, në Norvegji, sepse atyre iu shtua nga qeveria një tarifë shtesë.
Profesori i asociuar Poul Wisborg nga Studimet Ndërkombëtare të Mjedisit dhe Zhvillimit, Departamenti Noragric i Universitetit Norvegjez, thekson se ai beson se është diskriminuese gjeografikisht, kulturalisht, racialisht, socialisht dhe ekonomikisht të pranosh studentë ndërkombëtarë që paguajnë tarifa shtesë, si një mënyrë për të financuar arsimin e lartë.
“Ajo që po shohim tani është se tarifa e shkollimit ka një efekt përjashtimor edhe më të fortë se sa kishte parashikuar qeveria. Në programet tona, është veçanërisht e dukshme që numri i studentëve afrikanë është reduktuar në mënyrë drastike'.
“Aty ku Norvegjia mbronte parimin e solidaritetit në mbështetjen e saj për arsimin e lartë ndërkombëtarisht, tani duket se është e kundërta. Sa më pak burime financiare të ketë një vend dhe popullsia e tij, aq më shumë do të ndikohet nga tarifat e shkollimit. Është gjithashtu ironike që një qeveri kritike ndaj BE-së tani privilegjon studentët e BE-EEA dhe, në fakt, pranon studentë nga kontinente të tjera vetëm nëse ata kanë një lidhje paraprake me vendet e BE-EEA. Evropa tani është porta kryesore si shembull, për studentët afrikanë, drejt arsimit të lartë norvegjez,” vuri në dukje ai.
Ajo tha se raporti tregon se nga 73% e studentëve që u diplomuan 43% mbetën në Norvegji, duke kontribuar në sektorë si shëndetësia dhe fushat e IT ku ka mungesë të fuqisë punëtore lokale.
Edhe Suedia pa një rënie të menjëhershme të numrit të studentëve ndërkombëtarë nga vendet e treta kur tarifat shtesë u futën për studentët e vendeve të treta në vitin 2021. Tani thonë ekspertët e arsimit të lartë norvegjes – pritet – të shohim të njëjtin efekt në Norvegji.
Vendet më të pasura që lakmohen nga e gjithë bota ndërtojnë politika konkrete që të tërheqin studentë ndërkombëtarë, edhe nga vendet e botës së tretë.