Polis

Keris Babliku, studentja e talentuar e UET që bëri për vete jurinë e “Albania’s Got Talent”

Shkruar nga Liberale

Keris Babliku, studentja e talentuar e UET që bëri për vete

Talentin e treguar shumë herë në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, duke qenë pjesë e shfaqjeve dhe kompeticioneve të ndryshme, Keris Babliku e bëri të njohur për gjithë publikun shqiptar.

Edhe pse ka zgjedhur të studiojë në Fakultetin e Inxhinierisë, Arkitekturës dhe Informatikës në UET, Keris iu ka rënë në sy pedagogëve të arteve dhe është vlerësuar për talentin e saj gjatë konkurseve të përvitshme UET Talent. Po ashtu, ajo është pjesë e Klubit të Muzikës dhe pjesë aktive e performancave artistike të Departamentit të Arteve të Aplikuara.

Jo vetëm instrumentiste e këngëtare, por me aftësi të mira aktoriale, ajo ka rrëmbyer vëmendjen në çdo shfaqje.

Keris Babliku, studentja e talentuar e UET që bëri për vete

Njëjtë ndodhi edhe në spektaklin e “Albania’s Got Talent” ku njëzet e një vjeçarja nga Korça bëri për vete gjithë jurinë. Ajo e nisi performancën me një këngë franceze dhe pastaj e vijoi me një këngë korçare duke imituar disa prej këngëtarëve shqiptarë, si: Marsela Çibukaj, Samanta Karavello, Jonida Maliqi, Elvana Gjata, Mateo Frroku dhe Eli Farën.
Në fund të performancës, ndërsa këngëtarja kosovare Adelina Ismajli dha menjëherë votën e saj që Keris të vijojë kompeticionin.

Keris Babliku, studentja e talentuar e UET që bëri për vete

“Ma rrëmbeve zemrën me këngën franceze....Unë vdes për vajzat me kitarë që këndojnë bukur. Një PO e madhe”, tha Ismajli.

“Më solle një gjë interesante edhe me integrimin tënd me artistët duke sjellë shumë versione. Më pëlqeve vërtet, bravo! Jam kurioze për të dëgjuar disa imitime të tjera nga ty”, u shpreh Çelo.

Keris Babliku, studentja e talentuar e UET që bëri për vete

Vlerësime maksimale mori edhe nga këngëtari Kastro Zizo e aktori Agron Llakaj për performancën dhe timbrin e zërit.
“Erdhe shumë e zgjuar, erdhe paketë. Tregove që di të këndosh mirë frëngjisht, këndove mirë shqip. Përdore gjithë talentin tënd për të imituar këngëtarët. Ke një zë dhe një timbër shumë interesant.”

“Nuk është hera e parë që e dëgjoj. I kam thënë vajzës: Do ta shijoj atë mbrëmje kur ajo të dalë në një sallë të madhe dhe të rrijë një orë në skenë dhe ta sundojë gjithë shfaqjen. I ka të gjitha mundësitë”, tha Agron Llakaj. 

Keris i ka treguar aftësitë aktoriale dhe imituese në spektaklin e humorit "Al Pazar".

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH