Universitet

Fushata në universitetet publike, DENONCIMI i profesorit: Postet ndahen me marrëveshje, nuk ka garë!

Shkruar nga Liberale
Fushata në universitetet publike, DENONCIMI i profesorit: Postet ndahen me

Shtohen zërat që pretendojnë se gara për poste në universitetet publike është farse. Rektorët, dekanët dhe shefat e departamenteve përcaktohen sipas vullnetit politik të partive që herët dhe kjo është një arsye më shumë për të shpjeguar degradimin e tyre në një pikë ku fjala “kërkim shkencor” duket si fjalë e huaj, ashtu sikurse “studimet e mirëfillta” dhe aq shumë të nevojshme, kurse cilësia e mësimdhënies e standardi i vlerësimin ngjasojnë si fjalë të dala mode.     

Kandidatët për rektorë, dekanë apo shefa departamentesh kohën për fushatë nuk e kanë shfrytëzuar dhe nuk do ta shfrytëzojnë as në pjesën e mbetur, për të shpalosur programet e tyre se pse duhet t’iu jepet besimi për mandatin katër vjecar.

Emrat e kandidaturave nuk pritet të sjellin ndryshim në arsimin e lartë, pasi kryesisht ka rikandidime apo gara është e sigurtë pa kundërshtarë. Për profesorin e inxhinierisë Sandër Kovacin, zgjedhjet po kryhen thjesht formalisht.

‘Mesa duket zgjedhjet në universitete po kthehen si zgjedhjet politike. Bëhen me marrëveshje, hyn vetëm një kandidat, nuk ka garë. Kjo lloj apatie tregon se sistemi i drejtimit të universiteteve është jo funksional, gjërat janë të paracaktuara”, i tha TCH profesor Sandër Kovaçi

Mungesa e ballafaqimeve nuk është e vetmja problematikë, në këtë proces zgjedhor. Teksa universiteti politeknik nuk ka shpallur ende kandidatët, për shkak të shtyrjeve proceduriale në krijimin e komisioneve zgjedhore universitare.

“Senati është mbledhur me vonesë për të konsituojë KIZ-in, duhet të presim 5 ditë për shpalljen e kandidaturave, pra në fundjavë. Tani do shkurtohet pak fushata do bëhet 20 ditë”, tha profesori.

Me kufizimin për dy mandate në krye të institucioneve të arsimit të lartë, nuk kanë të drejtë rikandidimi rektori i mjekësisë, Arben Gjata, rektori i arteve Kastriot Caushi, apo rektori i Politeknikut Andrea Maliqari.

Por rektori i UT Artan Hoxha kandidon për katër vite të tjera  në  krye të Universitetit të Tiranës, i cili nuk ka kundërshtar.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH