Economicus

SHIFRA E DITËS: Çdo 4 sekonda vdiq një person gjatë pandemisë nga pamundësia, 10 miliarderët më të pasur dyfishuan pasurinë e tyre

Shkruar nga Liberale

SHIFRA E DITËS: Çdo 4 sekonda vdiq një person gjatë

Aranit Muraçi

Pabarazia vret. Ky është titulli i një raporti të publikuar nga Oxfam, i cili zbuloi se gjatë dy viteve të para të pandemisë pabarazia kontribuoi në vdekjen e të paktën 21,000 njerëzve çdo ditë, ose një personi çdo katër sekonda. Gjatë këtyre katër sekondave, 10 njerëzit më të pasur në botë fitonin afërsisht 60,000 dollarë, ose 1.3 miliardë dollarë në ditë. Ndërsa nga ana tjetër, 160 milionë më shumë njerëz ranë në varfëri që nga fillimi i emergjencës shëndetësore globale. Po ashtu gjatë dhe pas pandemisë 10 miliarderët më të pasur e dyfishuan pasurinë e tyre në 1.5 trilion dollarë.

Jemi dëshmitarë të rritjes së kostos së jetesës pas pandemisë. Dhe rritja e pagave apo e të ardhurave për shumicën dërrmuese të popullsisë nuk përputhet me rritjen e çmimeve. Jemi dëshmitarë në Shqipëri, të vendimeve të vazhdueshme për rritjen e pagave në sektorin publik, por ende mbi 50 për qind e tyre nuk kanë marrë dot as pagën që kishin në vlerë reale, ose nuk kanë fituar fuqinë blerëse para pandemisë. Në të kundërt, zyrtarët e lartë, përfshirë ministra deputetë dhe drejtues institucionesh,  si të mos u mjaftonin privilegjet e tjera, dyfishuan pagat e tyre me një të rënë të lapsit.  

Dallimet nga njëri vend në një tjetër janë të mëdha kudo në botë, edhe për shkak të një morie faktorësh të tjerë. Sado e çuditshme që mund të duket, studimet tregojnë se pabarazia globale ndikon edhe tek të pasurit. Consultancy Knight Frank jep një shembull: Duhet një pasuri neto (si në të gjitha asetet e zotëruara nga një person) prej pothuajse 8 milionë dollarësh për t'u bashkuar me 1% më të pasur të principatës së vogël evropiane të Monakos, 5.1 milion dollarë nëse jeni në Zvicër dhe 4.7 milion dollarë në Shtetet e Bashkuara, por vetëm 60,000 dollarë nëse jetoni në Indi, Filipine ose Indonezi, dhe vetëm 20,000 dollarë nëse jeni në Kenia. Dikush mund të argumentojë se çdo person i pasur është i barabartë, por disa janë më të barabartë se të tjerët.

Megjithatë, ndërsa pasuritë relative të individëve më të pasur në pothuajse të gjitha kombet janë rritur vitet e fundit, dhe shpesh për dekada, të gjithë të tjerët janë bërë më të varfër: Covid e ka thelluar këtë prirje, duke ulur të ardhurat e 99% të popullsisë globale. Pandemia u shtua mbi listën e “fajtorëve” të zakonshëm të pabarazisë (politikat e njëanshme tatimore dhe evazioni fiskal, diskriminimi racor dhe gjinor dhe i të gjitha llojeve, boshllëqet teknologjike, ndryshimet klimatike, padrejtësitë, konfliktet dhe të gjitha trashëgimitë e trishtueshme të shfrytëzimit) janë disa nga kontribuuesit historikë të pabarazive në botë.

Shumë familje dhe individë anembanë globit janë zhytur në borxhe për shkak të shpenzimeve të kujdesit shëndetësor dhe humbjes së produktivitetit të shkaktuar nga pandemia. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve pabarazia nuk duhet të jetë e pashmangshme. Një shembu vjen nga Shtetet e Bashkuara. Supozimi i përhapur gjerësisht se pabarazia është çmimi për t'u paguar për rritjen e shpejtë ekonomike dhe se me kalimin e kohës vala në rritje e bollëkut do të ngrejë të gjitha shtresat, ka ende shumë avokatë. Presidenti i SHBA Ronald Reagan, më shumë se kushdo tjetër, kontribuoi në popullarizimin e konceptit të ekonomisë “me rrjedhje”. Megjithatë, sipas Institutit të Politikave Ekonomike, midis 1979 dhe 2019 pagat për 1%-shin më të pasur në SHBA u rritën me 160%, ndërsa pjesa e pagave për 90% është ulur dhe është tkurrur me rreth 9 pikë përqindjeje. Ndërsa të pasurit fitojnë më shumë para përmes investimeve dhe sipërmarrjeve të biznesit, shumica e amerikanëve e sigurojnë jetesën e tyre përmes pagave – dhe taksat mbi pagat e mbi të ardhurat  janë dukshëm më të larta se taksat mbi investimet.

Është e qartë se sa i pasur apo i varfër është një vend nuk na tregon asgjë se sa të barabartë ose të pabarabartë janë të pasurit dhe të varfrit brenda ati vendi të caktuar. Në studim (tabela) del që diferenca e pabarazive në Shqipëri është gati njësoj si në Gjermani. Kjo do të thotë se dikush që trajtohet me  pagë minimale ose me pension minimal në Shqipëri nuk e përballon njësoj jetesën me ata që trajtohen me të ardhura minimale në Gjermani, edhe pse diferenca me ata që trajtohen me pagat më të larta është njësoj, gati sa 15-fishi (paga minimale 400 euro, 5000 euro maksimalja në Shqipëri).  

World Inequality Lab - një qendër kërkimore e bazuar në Shkollën Ekonomike të Parisit - publikoi Raportin e Pabarazisë Botërore 2022 (WIR), i cili paraqet analizat e krijuara nga më shumë se 100 studiues nga të gjitha kontinentet gjatë katër viteve të fundit. 50% më e varfër e popullsisë globale – vlerësuan studiuesit – aktualisht fiton vetëm 8.5% të të ardhurave globale, duke gjeneruar të ardhura mesatare prej 3,920 dollarë në vit; në të kundërt, 10%-shi më i pasur i popullsisë aktualisht merr 52% të të ardhurave globale, ose 122,100 dollarë për individ çdo vit.

Këta shifra fshehin pabarazi të mëdha si midis dhe brenda vendeve dhe rajoneve. 10% e popullsisë së Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, dy rajonet më të pabarabarta në botë, kapin afërsisht 58% të të ardhurave totale kombëtare; në Afrikën Sub-Sahariane, kjo përqindje arrin në 56% dhe në Amerikën Latine dhe Azinë Jugore dhe Juglindore në 55%. Duke analizuar në veçanti kombet , 10% më e pasur fiton më shumë se 60% të të ardhurave totale në gjashtë vende afrikane, por më pak se 30% në disa vende sllave dhe nordike, me anëtarët e tjerë të bllokut evropian që qëndrojnë jo shumë prapa në përqindje.

Edhe duke marrë parasysh dallimet ndër-rajonale, fakti që Evropa mbetet më e barabarta nga të gjitha rajonet, me 10% të lartë që marrin 36% të të ardhurave kombëtare, nuk është një rastësi, por rezultat - shpjegon raporti - i investimeve publike në krijimin e vendeve të reja të punës, kurse arsimi dhe shëndetësia financohen nëpërmjet mekanizmave të rishpërndarjes në sistemin tatimor. Vetëm në vitin 2020, thotë raporti, pasuria e miliarderëve globalë u rrit me më shumë rreth 4 trilionë dollarë: po të ishte aplikuar një taksë globale për pasuri të tillë të tepërt, sot këta miliarderë globalë do të ishin ende po aq të pasur sa para pandemisë, kurse  shpenzimet e kujdesit shëndetësor në rang global për një vit të tërë mund të ishin dyfishuar. Një shans i humbur.

 

SHIFRA E DITËS: Çdo 4 sekonda vdiq një person gjatë

SHIFRA E DITËS: Çdo 4 sekonda vdiq një person gjatë

SHIFRA E DITËS: Çdo 4 sekonda vdiq një person gjatë

SHIFRA E DITËS: Çdo 4 sekonda vdiq një person gjatë

SHIFRA E DITËS: Çdo 4 sekonda vdiq një person gjatë

SHIFRA E DITËS: Çdo 4 sekonda vdiq një person gjatë

SHIFRA E DITËS: Çdo 4 sekonda vdiq një person gjatë

SHIFRA E DITËS: Çdo 4 sekonda vdiq një person gjatë

SHIFRA E DITËS: Çdo 4 sekonda vdiq një person gjatë

SHIFRA E DITËS: Çdo 4 sekonda vdiq një person gjatë

SHIFRA E DITËS: Çdo 4 sekonda vdiq një person gjatë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH