Aktualitet

U rrëzua nga pema, 34-vjeçari humb jetën pas 12 ditësh te Spitali i Traumës

Shkruar nga Liberale
U rrëzua nga pema, 34-vjeçari humb jetën pas 12 ditësh te

Një person ka humbur jetën në Shkodër, pasi është rrëzuar aksidentalisht.

Dyshohet se 34-vjeçari me iniciale P.K., është rrëzuar aksidentalisht më datën 17 maj nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth, ku për pasojë ka mbetur i lënduar.

-Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth", njofton policia.

Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
    80%
  • Jo!
    20%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH