Aktualitet

U pezulluan prej motit, Autoriteti Portual Durrës: Tragetet do të lundrojnë këtë mbrëmje

Shkruar nga Liberale
U pezulluan prej motit, Autoriteti Portual Durrës: Tragetet do të

Rikthehet këtë mbrëmje në orën 22:00 lundrimi i trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit (Itali) dhe anasjelltas.

Lajmi konfirmohet nga Autoriteti portual i Durrësit, i cili ka njoftuar pasagjerët për shkak se lundrimi ishte pezulluar ditën e djeshme prej motit të keq.

Tragetet Durrësi-Bari do të nisen sot në orën 22:00.

Edhe kapiteneria e Portit të Vlorës pezulloi për ditën e djeshme lundrimin e tragetit Vlorë – Brindizi e anasjelltas, si dhe lundrimin e mjeteve të vogla dhe të peshkimit deri në përmirësimin e kushteve të motit.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH