Globi

Trump ndalon financimin e OBSH-së: Dështoi në detyrën e saj

Shkruar nga Liberale
Trump ndalon financimin e OBSH-së: Dështoi në detyrën e saj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e udhëzoi administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), raporton sot BBC.

Trump tha se OBSH-ja “ka dështuar në detyrën e saj themelore” në përgjigjen ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Ai e akuzoi OBSH-në, që është agjenci e Kombeve të Bashkuara, për fshehje të përhapjes së koronavirusit, pasi është shfaqur në Kinë, dhe tha se ajo duhet të mbahet përgjegjësi, ndërkohë që më herët e ka akuzuar OBSH-në për njëanshmëri ndaj Kinës.

“E udhëzoj administratën time që t’i ndalojë fondet derisa të bëhet një rishikim, për të vlerësuar rolin e OBSH-së në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit. OBSH-ja dështoi në detyrën e saj themelore dhe ajo duhet të mbahet përgjegjëse”, shtoi Trump./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH