Globi

Trump: Do shkatërroj plotësisht ekonominë turke

Shkruar nga Liberale
Trump: Do shkatërroj plotësisht ekonominë turke

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Turqinë nëse i kalon limitet me ndonjë veprim në verilindje të Sirisë.

Trump ka kërcënuar me “shkatërrim total” të ekonomisë turke, ndërsa ka theksuar forcat amerikane kanë nisur të tërhiqen nga zonat përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë.

“Siç e kam thënë me vendosmëri edhe më parë, dhe thjesht sa për ta përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, e konsideroj “jashtë limiteve”, unë do ta shkatërroj plotësisht ekonominë e Turqisë”, ka thënë Trump.

Deri më tani luftëtarët kurdë, të njohur si grupi YPG, kanë pasur mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja. Gjë e cila ka ndikuar keq në marrëdhëniet dyplëshe mes SHBA dhe Turqisë, pasi kjo e fundit i cilëson kurdët si terroristë.

Trump e arsyetoi vendimin për tërheqje të trupave amerikane nga verilindja e Sirisë, duke këmbëngulur se ai ishte zgjedhur president, për t’i përfunduar operacionet ushtarake amerikane jashtë shtetit.

“Unë u zgjodha për të dalë nga këto luftëra të pafundme dhe qesharake, ku ushtria jonë e madhe funksionon si një operacion policor në të mirë të njerëzve, të cilët as që e duan SHBA-në. Dy vendet më të pakënaqura në këtë veprim janë Rusia dhe Kina, sepse ata pëlqejnë të na shohin duke shpenzuar shumë dollarë për ta bërë këtë”, tha Trump.

Poll
SHQIPENGLISH