Kosova

Trajkoviq ndalohet nga policia në aeroportin e Beogradit: Jam ende në bodrum

Shkruar nga Liberale
Trajkoviq ndalohet nga policia në aeroportin e Beogradit: Jam ende në

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, Rada Trajkoviq ka njoftuar se i është ndaluar të largohet nga Serbia dhe se policia e ka ndaluar në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit.

“Sapo më është ndaluar të largohem nga vendi nga policia kufitare në ‘Nikola Tesla’. Nuk më dhanë arsye për ndalimin e daljes”, ka shkruar Trajkoviç.

Gjithashtu, ajo shkroi se ishte “në ambientet e policisë në aeroport, ku aktualisht po mbahet për intervistim”.

“Unë jam ende duke u mbajtur në një bodrum këtu në aeroport. Askush nuk më afrohet dhe nuk më jep shpjegim. Policia është rreth meje dhe më ruan sikur të isha krimineli më i madh dhe më famëkeq në Serbi. Mua, një mjeke dhe profesoreshë”, ka shkruar ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH