Futbollisti i talentuar, Anwar Megbli, ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor.
18-vjeçari, i cili ishte lojtar i Livornos, ndërroi jetë pasi u rrëzua nga motoçikleta të shtunën mbrëma.
Sipa mediave lokale, sulmuesi italian ishte i ulur mbrapa në motoçikletës së shokut të tij kur u përplasën me një makinë, ku më pas lojtari u dërgua me helikopter në spitalin Cisanello në Pisa.
Sidoqoftë, doktorët nuk mund ta shpëtonin të riun, teksa shoku i tij është ende duke u rikuperuar në spital.