Globi

Tragjedi/ Shpërthen një fabrikë në Tajvan, raportohet për 6 të vdekur dhe 100 të plagosur

Shkruar nga Liberale
Tragjedi/ Shpërthen një fabrikë në Tajvan, raportohet

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra në një fabrikë topash golfi në Tajvan, tre prej tyre u vranë nga shpërthimi, thanë sot autoritetet lokale.

Zjarri filloi të premten mbrëma dhe u ndez gjatë gjithë natës. Më shumë se 100 persona, kryesisht punëtorë, u plagosën. Tre nga të vdekurit janë zjarrfikës. Ende nuk dihet fati i një zjarrfikësi dhe tre personave të tjerë.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen, e cila shkoi sot në vendin e tragjedisë për të shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave. Tashmë ka nisur hetimi për shkaqet e zjarrit.

Një zyrtar i departamentit të zjarrit Pingtung u tha gazetarëve se peroksidi i ruajtur në fabrikë mund të ketë shkaktuar shpërthimin e parë të madh, të ndjekur nga disa më të vegjël. Shumë persona kanë mbetur të bllokuar brenda fabrikës nga shpërthimet, të cilat kanë shkaktuar shembjen e një pjese të çatisë.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH