BBC raporton, se një tërmet i dytë ka goditur Turqinë juglindore, me epiqendër afër qytetit të Kahramanmaras. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se kishte matur fuqinë e tërmetit dhe ishte 7.5 ballë.
Presidenti turk Rexhep Erdogan tha se të paktën 912 njerëz kishin vdekur në Turqi pas tërmetit të mëngjesit të sotëm. Ndërsa nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar bëhet me dije se numri i viktimave në Siri është 320. Tërmeti goditi afër kufirit midis dy vendeve. /Liberale.al