Duke iu referuar policisë izraelite, BBC shkruan se, pas të shtënave në Jeruzalem ndodhet një djalë 13 vjeçar palestinez.
Dy persona babë e bir u plagosën rëndë, ndërsa autori është qëlluar dhe plagosur nga kalimtarët. Aktualisht ai ndodhet në spital.
Ky është sulmi i dytë brenda pak orëve në Jeruzalem. Shtatë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën, nga disa të shtëna të premten në një sinagogë në Jerusalemin Lindor.
Sipas BBC, policia ka arrestuar 42 persona në lidhje me këtë sulm. /Liberale.al