Sport

Tiranë/ Tifozët futen në ring në “Feti Borova”, degjeneron ndeshja e boksit (VIDEO)

Shkruar nga Liberale
Tiranë/ Tifozët futen në ring në “Feti Borova”,

Ka degjeneruar në dhunë ndeshja e boksit në “Feti Borova” mes shqiptarit Denis Nurjes dhe kolumianit Ramirez.

Gjithçka nisi pas një veprimi antisportiv të boksierit nga kolumbia. Ndeshja ishte e ndërprerë për shkak të dëmtimit në këmbë të Nurjes, boksieri kolumbian e godet në befasi, duke sjellë acarimin e fansave të boksierit shqiptar.

Këta të fundit krijuan një skenë jo të denjë për një event të tillë, duke u futur në ring dhe duke goditur me grushte e shkelma Ramirezin.

Ringu i boksit u shndërrua në arenë përleshjesh mes 2 stafeve dhe tifozëve. Pas kaosit të krijuar, vendimi final ishte se kjo ndeshje konsiderohet e pazhvilluar.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH