Aktualitet

Thirrja e Metës për referendum, reagon Aleanca për Teatrin

Shkruar nga Liberale
Thirrja e Metës për referendum, reagon Aleanca për Teatrin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka konsideruar të drejtë vendimin e Presidentit Ilir Meta për thirrjen e një referndumi populor për të vendosur për çështje konkrete, pasi sipas tyre referendumi i shërben demokratizimit të vendit.

“Rikthimi i të drejtës së popullit për të vendosur mbi çështje konkrete nëpërmjet referendumeve është një hap i drejtë, i nevojshëm, e që duhet të zgjerohet më tej.

Sot shoqëria shqiptare nuk vendos për thuajse asgjë. Edhe përfaqësuesit tanë në Kuvend janë të zgjedhur nga lista të para-caktuara. Lehtësimi i zhvillimit të referendumeve, qoftë edhe për çështje lokale si parqet apo godina publike si Teatri Kombëtar apo Stadiumi, janë të domosdoshme për të demokratizimin e vendit.

Është koha të zhbëjmë një herë e mirë ndryshimet kushtetuese të 2008-ës”, shkruan Aleanca në një postim në Facebook. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH