Lëkundje sizmike janë ndjerë në jug të Shqipërisë, rreth orës 15:38.
Sipas Qendrës Mesdhetare Sizmologjike tërmeti ka pasur epiqendër një zonë rreth 12 km në veriperëndim të qytetit të Gjirokastrës, me thellësi vetëm 10 km.
Ndërsa vlerësohet se kishte një magnitudë me madhësi 4.1 të shkallës Rihter, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen më të forta.
Ndërkohë IGJEUM vlerëson se tërmeti në Gjirokastër kishte magnitudë me madhësi 3.8 të shkallës Rihter.
Nga dëshmitë, EMSC, banorët thanë se janë ndjerë lëkundje më të forta në Gjirokastër, ndërsa lëkundjet më të lehta janë ndjerë edhe në zonat e bregdetit, nga Vlora në Sarandë.
Sakaq, një sërë lëkundjesh janë ndjerë kohët e fundit në Itali.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.