Policia e Tepelenës ka vënë në pranga katër ish-zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimit Spitalor për shpërdorim me detyrën.
Policia bën me dije se ish-punonjësit e administratës, mes të cilëve janë edhe dy gra, kanë përfituar një shumë të konsiderueshme parash përmes një tenderi fiktiv për pajisjen e spitaleve në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore.
Në kuadër të operacionit të koduar “Tenderi” janë vënë në pranga:
-G. A., 35 vjeç, ish-shef finance në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë; —S. M., 31 vjeç, specialist statistike në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë;
-A. K., 31 vjeçe ish-juriste në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë)
-J. S., 30 vjeçe, ish-specialiste e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë.
Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në vitin 2017 kanë zhvilluar tender fiktiv për pajisjen e spitalit në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh./Gazeta Liberale