Aktualitet

Të premten moti bën kthesën drastike

Shkruar nga Liberale
Të premten moti bën kthesën drastike

Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga një valë e të nxehtit afrikan, ku temperaturat në shumicën e qyteteve i kanë kaluar 40 gradë celsius.

Gjithsesi duket se vuajtjes tonë do t’i vijë fundi, të paktën për këto ditë, pasi duke nisur nga e premtja temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme sa i përket vlerave maksimale.

Ashtu sic kishin parashikuar meterologët, ditën e premte temperaturat maksimale pritet të arrijnë jo më shumë se 27 gradë celcius, ndërkohë që moti parashikohet me vranësira të dendura të cilat herë pas herë do të shoqërohen me stuhi shiu dhe shkarkesa elektrike.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH