Showbiz

"Të jetojë e lirë, pa paragjykime", Monika Lubonja: Vajzës i thashë ik nga shtëpia, jeto jetën tënde

Shkruar nga Liberale
"Të jetojë e lirë, pa paragjykime", Monika Lubonja:

Monika Lubonja u vendos në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP”. Aktorja e njohur, spikati për tipin sportiv dhe pa tabu që transmetoi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, por edhe jashtë saj.

Vetëm pak kohë më parë, ajo u shpreh rreth jetës së saj private, por edhe rreth rritjes së vajzës së saj.

“Unë doja ta rrisja Tean, njësoj si më rritën mua dy prindërit e mi, të lirë, pa paragjykime. Tea është nga ato vajza që sot, ajo kërkon që unë të jetoj. Domethënë ‘më ke rritur shumë mirë, më ke dhënë edukatë shumë të mirë, jam shkolluar vetë’.

Është shkolluar vetë me forcat e veta, ka ikur nga Shqipëria që në moshën 19-vjeç, sot ka arritur atje ku është, por gjithmonë edhe kur ishte në gjimnaz, i rija si ato mamat mbrapa pemës, i thosha shiko jetën tënde dhe lere jetën time. Mos u kufizo dhe gjej një njeri që të të dojë ty dhe kjo është lumturia ime më e madhe, sepse duke të të dashur ty, unë jam kaq e ngopur nga jeta dhe do vazhdojmë një jetë të gjithë së bashku”.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH