Aktualitet

Tabaku në Zall-Bastar: 250 familje të izoluara për një urë

Shkruar nga Liberale
Tabaku në Zall-Bastar: 250 familje të izoluara për një

Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ishte sot në zonën e Zall Bastarit në Tiranë.

Ajo tha se investimet mungojnë e për pasojë nxënësit kalojnë në mes të ujit për të shkuar në shkollë.

"Këtu ndodhemi në Zallbastar, ku pothuajse 250 familje janë bllokuar, sepse investimet janë në nivele po them parahistorike. Sot të sëmurët sillen nëpër këtë urë për të kaluar, sot nxënësit kanë ecur në mes të ujit për të arritur në shkollë në pjesën tjetër të fshatit. Janë banorë të Tiranës por janë të harruar në tiranë, janë banorë të harruar nga qeveria, të përdorur politikisht vetëm sa herë I nevojiten për vota Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Ka ardhur koha që t’i themi mjaft përdorimit politik, ka ardhur koha tu themi mjaft qeveritarëve qe vetëm abuzojnë më paratë e shqiptarëve qe shkojnë për dreka e darka e udhëtime dhe nuk shpenzojnë as 1/10 e atyre fondeve për të investuar për tu siguruar kushte minimale jetese qytetarëve. Nuk ka pse të këtë Shqipëria qytetarë të dorës së dytë, nuk ka pse të këtë Tirana qytetarë të dorës së dytë", shkruan Tabaku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH