
Një ditë pasi Irani sulmoi me raketa balistike dy bazat e SHBA në Irak, ka ardhur një reagim tjetër nga SHBA-të.
Sipas BBC, ne një letër dërguar Kombeve të Bashkuara, ambasadorja amerikane ne OKB, Kelly Craft, tha se “SHBA-ja është e gatshme të negociojë me qëllim parandalimin e rrezikimit të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.
Lidhur me vrasjen e gjeneralit iranian, SHBA-ja tha se ishte një akt vetëmbrojës. Sipas Uashingtonit, gjenerali Soleimani kishte planifikuar sulme kundër interesave amerikane para se të vritej./Gazeta Liberale