Aktualitet

Sulmet e përgjakshme në veri të Kosovës, reagojnë BE dhe kancelaritë perëndimore

Shkruar nga Liberale
Sulmet e përgjakshme në veri të Kosovës, reagojnë BE

Sulmin në veri, ku fillimisht u vra një polic i Kosovës, dhe më pas raportohet për tetë të vrarë nga radhët e grupit të armatosur serb, e ka dënuar raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Zyrtarja e BE-së tha se duhet të vendoset prani e fuqishme e KFOR’it në Veri të Kosovës.

Ajo e ka quajtur sulm të orkestruar, po ashtu ka kërkuar që të hetohet pjesëmarrja eventuale e strukturave serbe nga Beogradi.

”Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh solidaritetin tim të plotë me popullin e Kosovës.Sulmi i orkestruar ndaj forcave legjitime të policisë është absolutisht i papranueshëm, autorët e të cilit duhet të sillen para drejtësisë”, ka thënë ajo.

”Pjesëmarrja e mundshme e strukturave serbe (nga Beogradi) duhet të hetohet, ndërkohë që është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të bindin njerëzit e armatosur në manastirin e Banjskës që të lënë armët dhe dorëzohet pa vonesë të mëtejshme”, ka thënë Viola con Cramon.

Më tej ajo thotë se Qeveria duhet të i marrë të gjitha masat deeskaluar. Po ashtu ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë.

”Unë mirëpres në këtë aspekt masat e kujdesshme dhe deskaluese të qeverisë së Kosovës sot, duke shpresuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë në çdo pjesë të Kosovës. Unë shpreh ngushëllimet e mia në emër të Parlamentit Evropian të familjes së policit të Kosovës të vrarë sot detyrë dhe sinqerisht shpreson në shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve”, ka thënë ajo.

Kanë reaguar edhe disa nga kancelaritë europiane.

Gjermania

MPJ-ja gjermane ka thënë se grupet e armatosura kriminale duhet të ndalen së rrezikuari jetën e njerëzve.

Po ashtu kërkohet që autorët e sulmit të mbajnë përgjegjësi.

Po ashtu, Manuel Sarrazin, përfaqësues Special i Qeverisë Federale Gjermane për Vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do tëniset për Kosovë.

”Dënojmë me termat më të ashpër sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftim.

Holanda

Pas ngjarjeve të sotme në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe tre të tjerë janë të lënduar, ka reaguar ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot.

Ajo tha se është “tejet e shqetësuar”, derisa ka shpërndarë deklaratën e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell.

“Tejet e shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare kërkojnë vazhdimisht të gjithë aktorët të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën”, ka shkruar ajo.

BE ka kërkuar të mbahen përgjegjës autorët e këtij sulmi ndaj Policisë së Kosovës.

Austria

Sulmin në veri ku është vrarë një polic i Kosovës, e ka dënuar Ministria e jashtme e Austrisë.

MPJ-ja austriake ka kërkuar që autorët e krimit të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë.

”Dënojmë fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH