Aktualitet

SPAK kërkon rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti

Shkruar nga Liberale
SPAK kërkon rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti

SPAK kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit që më 2 mars e la të lirë mjekun Edvin Prifti.

Prokuroria e Posaçme ka bërë rekurs pranë Gjykatës së Lartë vendimin e Apelit për Priftin, duke kërkuar rikthimin e tij në burg.

Mjeku Prifti, është lënë i lirë në fillim të muajit mars nga Gjykata e Apelit pasi i ka hequr vetëm të drejtën e ushtrimit të profesionit në spital.

Emri i tij doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua disa ditë më parë me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Mjeku Prifti akuzohet mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi për t'i operuar nënën. Mallkuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH