Aktualitet

SPAK kërkon konfiskimin e disa pasurive të Redjan Rrajas

Shkruar nga Liberale
SPAK kërkon konfiskimin e disa pasurive të Redjan Rrajas

SPAK kërkon konfiskimin e një njësie tregtare, dy garazheve dhe automjetit “Audi”, në pronësi të Redjan Rrajas, nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, pasi ka dyshime se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji.

Rraja deklaroi në seancë se në vitin 2016 kishte bërë një kontratë prenotimi për një njësi tregtare e dy garazhe dhe se kishte paguar përmes bankës rreth 200 mijë euro. Sipas tij, një pjesë të shumës e kishte kërkuar pas për shkak se i ishin nevojitur gjatë kohës që kishte shkuar në Kanada.

“Kur erdha nga Kanadaja, do t’i ktheja lekët, por u arrestova.”, pohoi ai sot në sallën e GJKKO-së.

Rraja tha se nuk kujtonte të kishte pasur marrëdhënie kontraktore me një familjare të Elton Ciços. Këtë të fundit ai u shpreh se mund ta ketë patur pacient, pasi ka punuar 6 vite si stomatolog në Tepelenë.

“Me Elton Cicon kam qenë në tavoline kur ai u vra”, përfundoi Rraja.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH