Aktualitet

Soreca zbardh detaje nga takimi me kryetaren e KED e GJK

Shkruar nga Liberale
Soreca zbardh detaje nga takimi me kryetaren e KED e GJK

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kryetaren në detyrë të KED dhe Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Ka qenë vet Soreca ai që ka treguar detaje nga takimi në fjalë. Ambasadori pohoi se me Tushën folën për punën për plotësimin e vendeve në Kushtetuese, ndërsa shtoi se BE do të mbështesë Shqipërinë për Reformën në Drejtësi.

“Sot u takova sot me Vitore Tushën, ushtruesen e detyrës së kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ajo më informoi për punën e Këshillit për plotësimin e vendeve të lira të punës në Gjykatën Kushtetuese. Sigurimi i funksionalitetin e plotë është një kusht kryesor për të siguruar demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri dhe për të nisur bisedimet në Konferencën e parë Ndërqeveritare. Ne i kemi mirëpritur botimet e fundit nga Presidenti@ilirmetazyrtar dhe Parlamenti i dy vendeve vakante dhe kemi ftuar kandidatë të kualifikuar për të aplikuar. Është e domosdoshme që të finalizojë vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për vendin vakant ekzistues , duke u mbështetur në opinionin e Komisionit të Venecias. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në reformën në drejtësi dhe qëndron pranë saj si një vend i ardhshëm i BE-së.”, -tha Soreca.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH