Globi

Skocia miraton ligjin, dënim nëse gjuan fëmijën me shuplakë

Shkruar nga Liberale
Skocia miraton ligjin, dënim nëse gjuan fëmijën me

Skocia i ka ndaluar me ligj prindërit që të godasin fëmijët e po ashtu edhe çfarëdolloj ndëshkimi fizik. Sipas ekspertëve, të ndëshkosh fizikisht një fëmijë, nuk është kurrë një zgjidhje e vlefshme dhe rrezikon të shkaktosh efekte psikologjike negative afatgjata.

Deputeti John Finnie ka prezantuar këtë projektligj, ndërsa ka marrë mbështetjen e laburistëve dhe liberal demokratëve, përveç asaj të Partisë Kombëtare Skoceze të Sturgeon dhe disa OJQ-ve që merren me kujdesin e fëmijëve.

Por, ideja nuk i ka bërë të gjithë në një mendje, përkundrazi, në Skoci janë ndezur polemikat. Konservatorët lokalë kanë kundërshtuar ligjin, e po ashtu edhe qytetarët skocezë, që sipas një sondazhi, janë shprehur masivisht kundër masës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH