Aktualitet

Shqiptarët e gjobitur nga Greqia, Rama: Të aplikojnë për rimbursim

Shkruar nga Liberale
Shqiptarët e gjobitur nga Greqia, Rama: Të aplikojnë për

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se të gjithë shqiptarët që janë gjobitur nga autoritetet greke për tejkalim afati gjatë periudhës së karantinimit për shkak të Covid-19, mund të aplikojnë për rimbursim.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan, se për të bërë këtë aplikim personat duhet të disponojnë dokumentin e pagesës së gjobës së autoriteteve greke.

Postimi i plotë:

Të gjithë qytetarët që disponojnë dokumentin e pagesës së gjobës së autoriteteve greke për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit në Greqi, janë të lutur të aplikojnë për rimbursimin:

https://www.tatime.gov.al/…/njoftim-per-rimbursimin-e-gjoba…

*Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve.

Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe siç jam zotuar ato do të rimbursohen nga shteti shqiptar, sepse ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH