Sport

Shqipëria nuk përmbahet, shënon golin e katërt ndaj Moldavisë

Shkruar nga Liberale
Shqipëria nuk përmbahet, shënon golin e katërt ndaj

Shqipëria ka shënuar golin e katërt ndaj Moldavisë në "Stadionul Zimbru" të Chisinau, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e grupit H të Euro 2020. Skuadra kuqezi kaloi në avantazh në minutën e 22-të me një gol të shënuar nga Cikalleshi. Ky gol erdhi pas disa aksionesh të njëpasnjëshme, duke zhbllokuar rezultatin vetëm në minutën e 22-të. Kuqezinjtë nuk u mjaftuan vetëm me kaq, por në minutën e 33-të Kejdi Bare shënoi golin e dytë për shqiptarët. Ky ishte goli i parë zyrtarë për Baren me kombëtaren. Ndërsa, golin e sigurisë e dha Lorenc Tashi në minutën e 38-të. Goli i katërt erdhi në minutën e 90-të nga Manaj, i cili realizoi me sukses, me thembër, një pasim të marrë nga Roshi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH