Sociale

Vjen lajmi i MIRË për fëmijët me humbje të dëgjimit, programi i implantit koklear në QSUT po u ndryshon jetën

Shkruar nga Liberale

Vjen lajmi i MIRË për fëmijët me humbje të

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot lajmin e mirë për fëmijët me humbje të dëgjimit, ndërsa thotë se në shërbimin e Otorinolaringologjisë në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pranë spitalit francez, po “vijon me sukses programi i implantit koklear, një procedurë që ka ndryshuar jetën e dhjetëra fëmijëve përgjatë këtyre katër viteve”.

“Vendosja e implantit koklear vazhdon me programimin e aparaturës që së bashku me terapinë e logopedisë, që i ndihmon fëmijët jo vetëm të dëgjojnë, por edhe të mësojnë të flasin”, thotë Koçiu.

Koçiu  shprehet se “për fëmijët që nuk përfitojnë nga aparatet e zakonshme të dëgjimit, ky implant është shpresa për një jetë të integruar, duke u dhënë mundësinë për një zhvillim të plotë”.

Postimi i plotë i Koçiut: 

Lajm i mirë për fëmijët me humbje të dëgjimit!

Në shërbimin ORL pranë Spitalit Francez, po vijon me sukses programi i implantit koklear, një procedurë që ka ndryshuar jetën e dhjetëra fëmijëve përgjatë këtyre katër viteve. Vendosja e implantit koklear vazhdon me programimin e aparaturës që së bashku me terapinë e logopedisë, i ndihmon fëmijët jo vetëm të dëgjojnë, por edhe të mësojnë të flasin.

Për fëmijët që nuk përfitojnë nga aparatet e zakonshme të dëgjimit, ky implant është shpresa për një jetë të integruar, duke u dhënë mundësinë për një zhvillim të plotë.

#Mirënjohje ekipit të mjekëvë: Prof. Birkena Qirjazi, Dr. Arbër Gjermeni (Anestezist), Prof. Suela Sallavaci dhe Infermierët: Monika Kita, Flutura Hyseni, Stela Mine, Teuta Duravaku, Marsel Muço.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH