Sociale

‘TikTok burim vetëvrasjesh’/ Psikologia: Më të prekur, adoleshentët

Shkruar nga Liberale
‘TikTok burim vetëvrasjesh’/ Psikologia: Më të

Psikologia Valentina Telhaj ka folur rreth fenomenit ‘Tik Tok’ dhe pasojat që vijë nga frekuentimi i shumtë i kësaj platorme, e cila kohët e fundit është kthyer në antiedukim. E ftuar në ‘Kafe Shqeto’ ajo ka treguar se problemi kryesor është fakti që ky rrjet social po ekspozon moshat delikate, nga ku është kthyer në situatë emergjente. Telhaj shprehet se ‘Tik Tok’ ka rritur nivelin e agresivitetit tek  individi.

“Për mua është shumë shqetësuese sepse duke qënë se ekspozohen mosha shumë delikate, pasi është ulur mosha e adoleshencës, mosha e pubertetit është rritur shumë agresiviteti. Fëmija nuk dëgjon çfarë i thua, fëmija shikon modele. E njëjta gjë dhe me ‘Tik Tok’. Pra, ka arritur një nivel agresiviteti që këto fëmijë, adoleshent dhe të rinj të ndikohen. Sigurisht janë dhe një sërë elementësh të tjerë, sepse nuk mund tja vëmë fajin vetëm ‘Tik Tok’-ut. Janë një sërë arsyesh që një njeri shkon deri në një vetflijim apo vetvrasje”, tha psikologia. 

Poll
SHQIPENGLISH