Kryebashkiaku i Pogradec Ilir Xhakolli i ka dhënë cerefikate mirënjohje punonjëses së ndërmarrjes së shërbimeve publike, Berie Zykollari për aktin human të kryer nga ajo, pak ditë më parë, ku shpëtoi nga mbytja në ujrat e liqenit të Ohrit një grua 69-vjeçe.
Xhakolli për të njëjtin aktin human ka vendosur për një rrogë shtesë per Zykollarin e cila ka rastin e dytë human në shpëtimin e jetëve të njerëzve.
Kujtojmë se vite më parë në të njëjtin liqen ka Zykollari ka shpëtuar nga mbytja një 5 vjeçar. Akti i Berie Zykollari, një akt heroik i mirëpritur për gjithë banorët e Pogradecit ku ajo jeton e punon prej vitesh.
E pra kur bën të mira, Zoti t'i shpërblen me të mira!