Sociale

Rritja e numrit të turistëve të huaj gjatë DEKADËS së fundit, ministrja Mirela Kumbaro publikon shifrat

Shkruar nga Liberale

Rritja e numrit të turistëve të huaj gjatë DEKADËS

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi, ka ndarë me publikun shifrat zyrtare të turistëve të huaj që vizituan vitin e fundit Shqipërinë.

Vitin që lamë pas, sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Kulturës,  vendin tonë e vizituan 11.7 milionë turistë të huaj.

Për të kuptuar më mirë rritjen e numrit të turistëve, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi, ka ndarë po ashtu përmes një grafuiku edhe numrin e turistëve që kanë vizituar vendin tonë, në çdo vit gjatë dekadës së fundit.  

Nga 3.6 milionë turistë të huaj që vizituan Shqipërinë në vitin 2014, numri i tyre është rritur ndjeshëm, me rreth 8 milionë turistë në një dekadë.

Rritja e numrit të turistëve të huaj gjatë DEKADËS

Postimi i ministres Kumbaro:

“Gjatë dekadës së fundit, udhëtimi transformues i Shqipërisë në turizëm i përngjan një fluturimi që e ka ngjitur vendin në pikën më të lartë të suksesit të këtij sektori.”

‘Nga 3.6 milionë vizitorë të huaj që prisnim 10 vite më parë, kryesisht në pak muajt e verës, një dekadë më vonë, në vitin 2024 mirëpritëm 11,7 milionë vizitorë të huaj, duke kaluar befasishëm nga sezonaliteti në një industri, ingranazhet e së cilës vënë në lëvizje një zinxhir të gjatë ekonomie e që sjell miliarda euro për vendin.”

“Rimëkëmbja e Shqipërisë në turizëm është vlerësuar dhe promovuar fort edhe nga Organizata Botërore e Turizmit duke e përzgjedhur vendin tonë disa herë si qendër të ngjarjeve dhe vëmendjes së industrisë globale të udhëtimeve dhe duke e bërë Shqipërinë kryesuese të Barometrit të turizmit’.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH