Sociale

Rezistenca ndaj antibiotikëve, STUDIMI i fundit ngre alarmin! Çfarë thonë mjekët në vendin tonë?

Shkruar nga Liberale

Rezistenca ndaj antibiotikëve, STUDIMI i fundit ngre alarmin!

Një studim i fundit bën që të bien edhe më shumë këmbanat e alarmit, pasi parashikon që për shkak të këtij fenomeni, deri në vitin 2050 të vdesin më shumë se 39 milionë vetë në mbarë globin. Edhe në 169 milionë vdekje të tjera patogjenë të tillë mund të luajnë të paktën një rol.

Covid 19 ka pasur një ndikim shumë të madh në rezistencën e antibiotikëve. Kjo per shkak të përdorimit masiv të tyre gjatë periudhës së pandemisë.

Çfarë thonë mjekët në vendin tonë? 
Përdorimi pa kriter i antibiotikëve ka çuar në rritjen e rezistencës ndaj tyre duke u kthyer kështu në një shqetësim për popullatën edhe në vendin tonë. Shumë infeksione po përsëriten më shpejt dhe kohëzgjatja e mjekimit të tyre është me e madhe se me pare.

“Kemi shumë lloj infeksionesh që ne e shikojmë përditë këtë rritje të rezistencë pasi ne po na shfaqen njerëz me plagë dhe njerëzit e shikojnë që plagët nuk po shërohen si më para, aq shpejt por duhen antibiotik në kohë më të gjatë. E dyta po shikojmë infeksione të këmbëve që janë dhe më të përsëriturat, po shikojmë që po përsëriten më shpejt dhe kohëzgjatja e mjekimit është më e madhe se sa kohët më përpara. Kemi antibiograma që na vinë të infeksioneve urinare që na vinë me antibiotiket rezistent”, thotë Alma Hoxhaj, mjeke infeksioniste.

Bluzat e bardha apelojnë që të shmanget perdorimi i antibiotikeve pa kriter.Sipas tyre pacientet duhet te konultohen ne cdo raste me mjeket specia;liste

“Rregulli artë është që antibiotikët të përdoren me rekomandimin e mjekut, nëse popullata e zbaton këtë rregull, nuk do të kemi keqpërdorim të antibiotikëve”, shprehet prof dr. Ledjan Malaj.

Studimi i publikuar nga "The Lancet"

Ekipi i kërkuesve nga Universitetiy of Washington në Seattle, nën drejtimin e Christopher Murray përdori 520 milionë grupe të dhënash për të përshkruar zhvillimin e rezistencës ndaj antibiotikëve në periudhën nga viti 1990 deri në vitin 2021 në një model kompjuterik. Mbi këtë bazë u krijua një parashikim për vitet e ardhshme, i cili prezantohet në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet”.

Duhet të jemi në gjendje të vlerësojmë paraprakisht zhvillimet e ardhshme në mënyrë që të arrijmë të marrim masa e të shpëtojmë jetë, thonë hulumtuesit.

Grupmoshoa më e rrezikuar konsiderohen të moshuarit. Numri i vdekjeve të lidhura me rezistencën tek fëmijët nën moshën pesë vjeç mund të zvogëlohej me 50 për qind, sipas studimit.

"Te njerëzit e moshës 70 vjeç e lart ai u rrit me 80 për qind. Një arsye kyce sipas ekspertëve për këtë situatë është përdorimi i gabuar ose i tepruar i ilaçeve. Kështu për infeksionet virale, ku bën pjesë shumica e ftohjeve, ato janë joefektive, por rekomandohen ende shumë shpesh.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH