Sociale

Rasti i Shkodrës! - “Shkolla e Drejtorëve” në vendin tonë, përse shërben?!

Shkruar nga Liberale

Rasti i Shkodrës! - “Shkolla e Drejtorëve” në vendin
Teori të shumta studimore tregojnë se drejtuesit e aftë përgjithësisht i kanë tiparet të lindura. Debati mes studiuesve nëse veç tipareve të lindura, aftësitë përmirësohen nga të mësuarit, mbetet i hapur. 50 me 50 supozohet se është edhe përqindja ideale e talentit dhe të mësuarit që duhet të zotërojë një drejtues i aftë. Për t'u aftësuar nga të mësuarit vlen i gjithë procesi i jetës. Universitetet kudo në botë kanë një degë të specializuar që është menaxhimi, por praktikisht shumë nga studentët që përfundojnë një degë të tillë nuk marrin kurrë në jetë një post drejtuesi. Kjo për arsyen sepse atyre u mungojnë aftësitë e lindura. 

Atëherë çfarë është dhe përse shërben Shkolla e Drejtorëve në vendin tonë? A ia vlen të mbahet nga taksapaguesit një e tillë?  Cili është produkti i saj?

Ja një shembull. Shkolla e Drejtorëve, një institucion që prej 7 vitesh ofron trajnime të detyrueshme për drejtuesit e arsimit parauniversitar, po zgjerohet gjithnjë e më shumë edhe në qarkun e Shkodrës.

Dhjetëra mësues dhe aspirantë për drejtues janë përfshirë aktualisht në programet e kësaj shkolle, e cila synon të rrisë cilësinë e drejtimit në institucionet arsimore.

Interesi është goxha i lartë. Ne aktualisht jemi në brezin e shtatë. Kemi pothuajse rreth 400 pjesëmarrës, të cilët e ndjekin programin në gjithë Shqipërinë. Nga Shkodra kemi një grup prej rreth 60 pjesëmarrësish të ndarë në dy grupe. Në Shkodër, ky është brezi i dytë i programit dhe nga viti në vit shohim një rritje të pjesëmarrësve në programin e ekselencës,” thotë Eurona Leka, menaxhere e programit të Shkollës së Drejtorëve.

Pjesëmarrësit trajnohen për të zhvilluar kapacitetet e reja menaxheriale, për të udhëhequr me vizion dhe për të ndikuar pozitivisht në cilësinë e mësimdhënies.

Shkolla e lidershipit është më shumë për të kuptuar që nuk duhet parë për drejtimin e një shkolle, por si një menaxher i së ardhmes, për të qenë bashkëpunues me mësuesit, nxënësit dhe prindërit,” thotë Ardita Uka, një aspirante në programin e trajnimit.

Risia e këtij programi - thonë drejtuesit e tij - qëndron në ndryshimin e filozofisë së drejtimit të shkollës nga një qasje tradicionale autoritare, drejt një modeli bashkëkohor kolegjial dhe gjithëpërfshirës.

Liberale Newsroom

Diplomati dhe intelektual i klasit "A", Ilir Shqina u nda papritur dhe para kohe nga jeta këtë të premte. Ai mësohet se vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ilir Shqina u dallua për angazhimet e tij profesionale dhe kontributin në fushën e mediave dhe komunikimit. Pedagog i shkencave sociale në Universitetin e Tiranës që prej fillimit të viteve '90, diplomat i shquar, madje edhe sportist, kohët e fundit ai ka qenë i punësuar në ministrinë e Jashtme. 

Lajmi i trishtë u është konfirmuar fillimisht për publikun nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilëson ndarjen nga jeta të Ilir Shqinës si një lajm të trishtë dhe humbje të parakohshme.

Bregu kujton me respekt bashkëpunimin me Shqina-n, duke theksuar se e ka njohur fillimisht si pedagog në universitet, dhe më pas ka pasur fatin ta ketë pranë si këshilltar diplomatik gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Integrimit Europian. Ajo nënvizon se ndonëse kishin bindje të ndryshme politike, Ilir Shqina spikati për korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë që solli në administratë – cilësi që ajo i konsideron të rralla në shërbimin publik.

"U prehsh në paqe miku im Ilir Shqina" - shkruan ish-deputeti, Ralf Gjoni. "Kush e ka njohur Ilir Shqinen nga afër dhe ka patur fatin të punojë me të, sot ndjehet i thyer totalisht prej humbjes së një njeriu të jashtëzakonshëm. E pabesueshme se sa e shkurtër është jeta. Ngushëllime familjes. Trishtim total" -  shkruan me trishtim Ralf Gjoni.

Ilir Shqina, Grida Duma dhe Aulon Kalaja në vitin 2018

Tronditja ishte e madhe mes miqve dhe shokëve nga lajmi i trishtë dhe po aq dhimbja për humbjen e intelektualit, Ilir Shqina.

Ilir Shqina me shoqërinë në gjimnaz

Në mesazhet e shumta të ngushëllimit disa nga miqtë e tij i kanë kujtuar vitet e gëzueshme të shkollës. Ai la pas një djalë ndërsa mbante lidhje të forta me të atin, inxhinierin e njohur beratas. 

Ilir Shqina me të atin, viti 2022

Shqina ka punuar në sektorin e gazetarisë dhe ka qenë aktiv në projekte e nisma që lidhen me zhvillimin e medias dhe kulturës në Shqipëri. Gjithashtu, Ilir Shqina ka qenë i përfshirë edhe në disa aktivitete shoqërore dhe ka marrë pjesë në debate publike për çështje të ndryshme sociale.

Ilir Shqina dhe Grida Duma, para divorcit

22 vite ka qenë i martuar me Grida Dumën. Ata u ndanë në vitin 2019 dhe i dhanë fund zyrtarisht martesës së tyre në vitin 2022. Divorci i tyre tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, për shkak të statusit të lartë që ata kishin në shoqërinë shqiptare, .

Grida Duma, si një figurë e njohur politike dhe publike, dhe Ilir Shqina, i njohur për angazhimet e tij profesionale, kanë pasur gjithashtu një jetë private të mbushur me shumë spekulime dhe interes mediatik. Megjithatë, ata kanë arritur të ruajnë një farë privatësie rreth detajeve të ndarjes së tyre, dhe nuk kanë dhënë shumë informacion në lidhje me arsyet e divorcit.

Ilir Shqina dha një kontribut të çmuar në botën akademike dhe diplomatike si dhe kishte shumë për të dhënë. Ai iku duke na lënë mesazhin se koha është gjithmonë e pamjaftueshme për njerëzit e mirë, të urtë, punëtorë e të virtytshëm. Në një botë edhe të padrejtë siç ishte fatkeqësisht ndarja para kohe nga jeta e Ilir Shqinës.

SHQIPENGLISH