Sociale

Prej 10 muajsh 6000 banorë të fshatit Çermë Sektor pa mjekë, askush nuk paraqet interes

Shkruar nga Liberale

Prej 10 muajsh 6000 banorë të fshatit Çermë Sektor pa

Në fshatin Çermë Sektor (Tërbuf) të Divjakës prej 10 muajsh mungon një mjek i përgjithshëm dhe për të ardhur në ndihmë afër 6000 banorëve shërben një mjek e cila është specializante dhe vjen në punë tri ditë në javë të enjte, të premte dhe të shtunë.

Banorë ankohen se më parë kanë shërbyer dy mjekë ndërsa sot është vetëm një që u shërben dy tri herë në javë. Duke mos pasur shërbim mjekësor gjatë gjithë javës ata janë të detyruar që të shkojnë në Lushnje, e cila për ta ka kosto se shpesh duhet të paguajnë edhe shërbimin e  taksisë.  Të njëjtin problem kanë dhe pacientët kronikë dhe jo vetëm ata ambulator.

Infermierja e Qendrës Shëndetësore Çerme Sektor, zonja Zamira Jahollari, shpjegon për Fiksin  se që pas ikjes së mjekes nga kjo qendër , kanë kaluar dhjetë muaj dhe nuk ka ardhur askush që ta zëvendësoj. Shpesh ndodh që ajo u jep rekomandimet që të sëmurët  të shkojnë të vizitohen në Lushnje.

Edhe drejtori i OSHKSH  Lushnje, zoti Denis Korreshi, në një intervistë për Fiks Fare pohoi  se e njeh  mirë këtë situatë, por deri më tani nuk është zgjidhur zëvendësimi mjekut. Kjo sipas tij është se në  Portalin “Mjeku për Shqipërisë” nuk ka paraqitur askush interes që të punësohet në këtë pozicion. Deri sa dikush të tregojë interes nuk mund të zëvendësohet nga dikush tjetër. Për sa i përket rekomandimeve te mjekët specialist këtë e bëjnë vetëm mjekët e tjerë që vijnë për ndihme nga qendrat e tjera shëndetësore të kësaj zone, ose mjekja që vjen në fund javë.

Deri sa dikush të aplikojë për vendin vakant, 6000 banorët e fshatit Çermë Sektor shërbimin do e marrin të kufizuar ose duhet t’u drejtohen qendrave të tjera më të afërta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH