Sociale

Përdorni hudhrën dhe xhenxhefili! Kura e mrekullueshme për zemrën dhe imunitetin

Shkruar nga Liberale

Përdorni hudhrën dhe xhenxhefili! Kura e mrekullueshme për

Kundër plagëve 

Hudhra lufton mykun, virozat dhe bakteret. E njëjta gjë vlen për xhenxhefilin.
Një studim i publikuar në “Journal of Microbiology” zbuloi se xhenxhefili kishte fuqi më të madhe kundër baktereve dhe ishte më efikas se sa antibiotikët tradicionalë që përdoren kundër dy lloje të infeksioneve bakteriale që hasen kryesisht në spitale.

Kundër inflamacionit

Si hudhra, ashtu edhe xhenxhefili kanë vlera të mëdha kundër inflamacioneve. Xhenxhefili përdoret shpesh për të trajtuar artritin, një sëmundje që shkaktohet nga inflamacioni.

Një studim i vitit 2013, i publikuar në revistën “Food and Chemical Toxicology”  të cilit i referohet AgroWeb.org, tregoi se alicina, substanca aktive e hudhrës ishte efikase në trajtimin e sëmundjeve kronike inflamatore.

Kundër qelizat malinje dhe të vjellave

Hudhra funksionon duke parandaluar zhvillimin e radikaleve të lira në disa mënyra.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, ajo lufton bakteret dhe ndalon substancat që shkaktojnë mjaft probleme në organizëm. Për më tepër ajo promovon riparimin e ADN-së.

Xhenxhefili është përdorur prej kohësh në shumë kura bimore. Ai është mjaft efikas kundër problemeve me stomakun dhe të vjellave.

Xhenxhefili është i dobishëm veçanërisht për mbajtjen nën kontroll të refluksit të acidit dhe të vjellave.

Për sëmundjet e zemrës dhe të ftohtit

Hudhra me xhenxhefilin ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, duke ulur tensionin e gjakut dhe ngadalësuar forcimin e arterieve.

Hudhra dhe xhenxhefili kanë aftësinë të parandalojnë të ftohtin dhe të forcojnë sistemin imunitar.

Çaji me xhenxhefil dhe hudhër

Çaji me xhenxhefil dhe hudhër përdoret si një kurë natyrale kundër të ftohtit. Ai lehtëson këto simptoma, sipas Universitetit Clayton të Mijekësisë Natyrale.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH