Sociale

Ngricat 'mbërthejnë' Bulqizën, probleme në rrugën e Arbrit

Shkruar nga Liberale

Ngricat 'mbërthejnë' Bulqizën, probleme në

Reshjet e dëborës janë ndëprerë mbrëmjen e kaluar në Bulqizë, duke ja lënë vendin ngricave.

Rënia e temperaturave deri në – 7° celsius ka bërë që të ketë prani të akullit në rrugën e Arbrit në afërsi të tunelit të Qaf Buallit.

Drejtuesit e mjeteve janë gjetur të papërgatitur mëngjesin e kësaj të marte duke bërë që të bllokohen në hyrje të tunelit.

Mungesa e ndërhyrjes me kripë nga ana e firmës kontraktore ka sjellë akull duke bërë që qarkullimi të bllokohej për më shumë se një orë.

Është dashur që drejtuesit e automjeteve të ndihmojnë njëri – tjetrin që të vijonin udhëtimin drejt destinacionit të tyre.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH