Ylli Gurra, ish Myftiu i Tiranës, në një intervistë në News24 për gazetarin Klevin Muka, tha se hapja e xhamisë së Namazgjasë është një moment shumë emocionues për besimtarët myslimanë.
“Pas një dekade, xhamia e Namazgjasë, mund të hapet nesër përmes një ceremoniali zyrtar, me pjesëmarrjen e Presidentit turk Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama”, u shpreh Gurra.
Ai tha se kjo ishte një ëndërr që pritet prej 86 vitesh që të realizohet. “Hapja e kësaj xhamie plotëson një domosdoshmëri fetare, është një plotësim i dinjitetit të munguar”, tha Gurra.