Sociale

Në shitje shtëpia më e shtrenjtë, kushton 295 milionë USD

Shkruar nga Liberale

Në shitje shtëpia më e shtrenjtë, kushton 295 milionë

Kjo shtëpi që u ble 44 vite më parë për 1 milionë Dollarë ka dalë sot në shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vlerën e 295 milionë Dollarë amerikane.

Rezidenca ndodhet në Florida, në një gadishull i njohur si Gordon Point në lagjen luksoze Port Royal.

Kompleksi me tre shtëpi përgjatë gjirit të Meksikës ka 9 hektarë në pronësi, duke ofruar një pamje mahnitëse. Një vend të posaçëm ka për ankorimin e  jahteve. Tre shtëpitë kane nga 20 dhoma gjumi dhe 20 tualete.

Ne vitin 1980, financieri Joh Donahue po udhëtonte me avionin kur pa këtë pjesë të tokës së pazhvilluar që shërbente me vilën e peshkimit vendosi ta blinte.

Wall Street Journal shkruan se nëse kjo shtëpi do të shitet me këtë vlerë ajo do të jetë më e shtrenjta në historinë e Amerikës, duke thyer rekordin e miliarderit Ken Griffin që bleu në 2019-ën një apartament në vlerën e 240 milionë Dollarëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH