Sociale

Mot i keq dhe erë e fortë, pezullohet lundrimi Durrës-Bari

Shkruar nga Liberale

Mot i keq dhe erë e fortë, pezullohet lundrimi Durrës-Bari

Për shkak të motit të keq dhe erës së fortë, është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës në të dyja drejtimet.

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese, duke nisur nga ora 06:00 e ditës së sotme. Trageti i linjës Ankona-Durrës-Ankona ka lundruar normalisht, po ashtu edhe tragetet e linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të ndodhë pas orës 08:00 të ditës së martë.

Kapiteneria e portit Durrës ka bërë të ditur se nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit do të fillojë nesër në orën 22:00.

Poll
SHQIPENGLISH