Sociale

Mjegulla “izolon” Kukësin! Paralajmërime për kujdes në rrugë

Shkruar nga Liberale

Mjegulla “izolon” Kukësin! Paralajmërime për kujdes

Qyteti i Kukësit sot është zgjuar nga mjegulla e dendur.

Mjegulla ka përfshirë të gjithë qytetin e Kukësit, por edhe zonat rreth saj përgjatë luginës.

Edhe segmenti rrugor Morini-Kolsh pjesë e “Rrugës së Kombit” është i mbuluar nga mjegulla.

Për shkak të prezencës së mjegullës është kufizuar edhe fushëpamja për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve, sidomos në autostradë.

Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të ulin shpejtësinë dhe të përdorin sinjalet e mjegullës për shmangien e aksidenteve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH