Sociale

Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t’i jepni fund marrëdhënies

Shkruar nga Liberale

Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t’i jepni

Në marrëdhëniet e dashurisë, ne ndonjëherë përballemi me sfida që kërkojnë vëmendje. Megjithatë, problemet lindin kur partnerët nuk përpiqen t’i zgjidhin këto sfida.

Pra, njohja e shenjave që një marrëdhënie nuk është më e shëndetshme është çelësi për mirëqenien tonë emocionale dhe psikologjike.

Kështu psikologu Jeffrey Bernstein zbuloi katër shenja që sugjerojnë se mund të ishte më mirë t’i jepni fund marrëdhënies.

Mungesa e vazhdueshme e besimit

“Besimi është themeli i çdo marrëdhënie kuptimplote që shërben si një bazë jetike për nxitjen e intimitetit, lidhjes emocionale dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis individëve”, thotë Bernstein për Psychology Today.

Mungesa e besimit mund të shkaktojë probleme të tjera, ndaj psikologu pohon se ky është një tregues i hershëm se marrëdhënia duhet të përfundojë.

Mosmarrëveshjet mund të përshkallëzohen në luftime shkatërruese ku shkëmbehen fjalë të ashpra, thotë Bernstein. Ai paralajmëron se probleme më serioze lindin kur, pavarësisht përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit, dinamika toksike vazhdon. “Kjo krijon një mjedis të pasigurt dhe të pashëndetshëm dhe është një shenjë se marrëdhënia po prishet”, shpjegoi ai.

Neglizhencë dhe shkëputje emocionale

Nëse njëri partner vazhdimisht refuzon nevojat dhe ndjenjat emocionale të tjetrit, kjo është një shenjë e një marrëdhënieje toksike. Rrjedhimisht, partneri tjetër mund të ndihet i izoluar dhe i parëndësishëm në marrëdhënie. Ndaj psikologu këshillon t’i japim fund lidhjes nëse gjendemi në këtë situatë.

Mospërputhja e qëllimeve të jetës

Për një lidhje nuk mjafton vetëm dashuria, por edhe pajtueshmëria, pohon Bernstein. “Pavarësisht dashurisë, dallimet e papajtueshme mund të krijojnë distancë mes partnerëve. Në këtë rast është mirë t’i jepet fund marrëdhënies”, përfundoi psikologu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH