Sociale

HISTORIA E DITËS/ Saga e 3-vjeçarit të humbur, që gjyshërit ia morën nënës e s'ia kthyen më dhe a e justifikon dashuria gjithçka

Shkruar nga Liberale
HISTORIA E DITËS/ Saga e 3-vjeçarit të humbur, që

Prej 6 ditësh një nënë nga Durrësi nuk e di ku e ka djalin e saj 3 vjeç.

Po e kërkon kudo, në Polici, në media, në rrugë, në rrjet... Kudo

Ishte e shtuna e kaluar kur ia dha djalin në mirëbesim gjyshërve të tij. Bashkëshorti i saj ka një vit që është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Siç ajo tregoi për mediat, u largua nga shtëpia ku jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën, pas vdekjes së burrit, pavarësisht se ata ngulmuan që të qëndronte me ta. Ndoshta për të zbutur dhimbjen e humbjes së djalit...

Të njëjtën dhimbje që mund të kenë dashur ta zbutin me marrjen e nipit të tyre, nga krahët e nënës.

Nusja, fare e re në moshë, në fillim të të 20-tave tregon se nuk hapi asnjë gjyq me prindërit e burrit. Për shkak të dhimbjes se tyre ia kam dhënë djalin sa herë e kanë dashur - thotë ajo - pa përcaktuar me gjyq ditë fikse takimesh.

Vetëm pasi kaluan dy ditë dhe djalin s'ia kthyen, shkoi ta kërkonte

"Jetojmë afër, në kënetë në Durrës", thotë ajo.

Dyert ishin mbyllur.

Pas denoncimit të saj në Polici, vjehrri u arrestua. Nuk pranon asgjë. Nuk deklaron asgjë se ku mund të jetë djali. Gruaja e tij dhe vëllai i gruas së tij ku mendohej se mund të mbahej djali, rezultojnë të zhdukur gjithashtu.

Çfarë ka ndodhur? Ku është 3-vjeçari? A mund të quhet ai i sigurt në duart e gjyshes që pabesisht ia mori nënës nga duart dhe a e justifikon dashuria gjithçka?

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH