Sociale

DRAMA “14-vjeçe nuse” në Divjakë, vajza në qendër rehabilitimi, dhëndri në burg, familjet akuzojnë njëra-tjetrën

Shkruar nga Liberale
DRAMA “14-vjeçe nuse” në Divjakë, vajza në


Komedia “14-vjeç dhëndër” e Andon Zako Çajupit u rikthye këto ditë” në një fshat të Divjakës, në formën e një drame, pasi dhëndri u arrestua pas dasmës dhe madje rrezikon tani deri në 15 vite burg.

Vajza pas arrestimit të 35 vjeçarit ndodhet tashmë në një qendër rehabilitim social në Divjakë.

Historia nisi një vit më parë kur 34-vjeçari nga fshati Kreykuq i Divjakës i mbushi mëndjen të miturës, e largoi nga shkolla dhe më pas u martua me të por sot ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 14 vjeçe.

Aranit Arapi pretendon se ka bërë dasmë dhe është martuar me 14-vjeçaren, me të cilën bashkëjetuan prej 10 muajsh por si duket se nuk ka pasur informacion mbi pasojat ligjore duke qenë se vajza ishte nën moshë madje dhëndri u denoncua nga prindërit e saj për "rrëmbimin e një miture" dhe më tej për "kryerjen e marrëdhënies seksuale me të mitur".

Një ditë pasi policia e arrestoi dhëndrin u mësua historia patriarkale e martesave në moshë të re.

35-vjeçari kishte marrë për nuse vajzën e mitur duke e larguar nga shkolla dhe duke pretenduar se është martuar me të pa dëshirën e prindërve të saj.

Prindërit e denoncuan në polici 11 muaj pasi vajza ishte larguar nga banesa, madje ishte organizuar edhe dasma në shtëpinë e djalit.
Nxënësja me inciale R.K. në klasën e shtatë është larguar në pushimin e gjatë më datë 15 mars 2023 kur dhe besohet se braktisi shkollën për të nisur bashkëjetesën me 35 vjeçarin. Asnjë shqetësim thotë drejtoresha e shkollës ku ajo ishte nxënëse e klasës së shtatë nuk kishte shfaqur më parë dhe as nuk kishte referuar tek mësuesja kujdestare. Nuk ishte në dijeni për lidhjen mësuesja kujdestare dhe as psikologia për lidhjen me 35 vjeçarin.

Babai i 14-vjeçares për faktin se pse nuk ka reaguar më herët familja tha se ka zbuluar se vajza e tij nuk pranonte të kthehej në shtëpi. Madje vajza e kishte paralajmëruar se do të vetëflijohej nëse i ndodhte gjë burrit të saj 21 vite më të madh, i cili tashmë është i arrestuar. I ati i të miturës e konsideroi si një rrëmbim të vajzës së tij dhe tha se nëse do ta merrte me forcë nga shtëpia e prindërve të bashkëshortit të saj, kishte frikë se mos 14 vjeçarja mund të bënte ndonjë akt vetëflijimi.
“Ata thanë: “14-vjeçare”, është rrëmbyer 13 vjeçe vajza më 15 mars 2023. Është e datëlindjes 28 shkurt 2010” thekson babai i 14-vjeçares.

Nga ana tjetër prindërit e djalit që bashkëjetonte me vajzën thonë se nuk e dinin se ajo ishte 14 por 17 vjeçe. Ata thonë se fejesa dhe dasma është bërë në dakordësi me prindërit “e nuses”. Sipas tyre, as i biri nuk e dinte se nusja ishte 14 vjeçe.
Prindërit e djalit thonë se vajza i ka thënë djalit të tyre se ishte 17 vjeçe dhe jo 14 vjeç.

“Djali nuk e mori me zor. Ka 10 muaj këtu. Na erdhën prindërit e asaj. Ata kanë bërë denoncim se vajza ka ikur nga shtëpia. Donin t’i bënin presion gocës se do të të vijmë të të vrasim. Dje erdhën dhe na morën në telefon. Bëmë qerasjen dhe kur erdhi çuni prej pune, i thanë gocës se do të të marrim. Mos se do të vijë policia, vajza mori mësuesen. Nusja është 14. Nuk donte të shkonte në shkollë. Ajo tha se gënjejnë prindërit e mi”, thotë e ëma e djalit.

“Dasmën e kemi bërë në gusht, thashë t’i gëzoja. Pyeta prindërit e asaj. Ata thanë nuk keni punë me vajzën tonë që ta bëni nuse. Në atë kohë i bënë presion nuses, sëmuret dhe shkon në spital 4 ditë rrjesht. Ata në polici, vjen policia dhe e merr çunin. Vajza ka qëndruar me dëshirë. Denoncimin e bënë ata.”, shtoi babai i tij.

Më tej drejtoresha e shkollës tha se kishte njoftuar Policinë dhe Drejtorinë Arsimore por institucionet e tjera nuk kishin marrë asnjë masë.

Ajo thekson se më herët, vajza frekuentonte mësimin në mënyrë të rregullt dhe nuk kishte dijeni për lidhjen me djalin 21 vite më të madh se vajza.
“U njoftuam me telefon nga mësuesja kujdestare (ditën e largimit). Mësuesja kujdestare dhe drejtoresha bënë takim me familjen e vajzës. U njoftua Policia dhe Zyra Arsimore Vendore. Deri ditën e largimit nuk ka pasur sinjalizim për braktisje të shkollës. Ka pasur frekuntim të rregullt në shkollë”. Sipas ligjeve dhe udhëzimeve vajza është e detyruar të kthehet dhe të ndjekë arsimin 9-vjecar për shkak të moshës.

Institucionet shtetëtore, si Shërbimi Social, Bashkia dhe Drejtoria Arsimore kanë për detyrë rehabilitimin e saj dhe kthimin në shkollë pasi arsimi 9-vjeçar është i detyruar. Sakaq, 35 vjeçari do të përballet në gjykatë me akuzën e “marrëdhënie seksuale me të mitur”, që rrezikon nga 7 deri në 15 vite burgim.

Sipas ligjeve dhe udhëzimeve vajza është e detyruar të kthehet dhe të ndjekë arsimin 9-vjecar për shkak të moshës.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, njëherësh koordinator i PS-së për qarkun e Fierit, kërkon angazhimin e strukturave dhe shoqërisë për të mos lejuar më martesat me të mitur.
Nga Fieri ministri i Brendshëm Taulant Balla shprehet se nuk është i mjaftueshëm vetëm reagimi i policisë, por edhe i institucioneve të tjera dhe i mbarë shoqërisë.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH