22 Prilli njihet si Dita Botërore e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që kutohet në të gjithë botën për të premtuar mbrojtje dhe kujdes ndaj mjedisit natyror, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve rreth mbrojtjes së mjedisit.
Për herë të parë, Dita Botërore e Tokës u festua në vitin 1970 dhe më pas filloi të festohej çdo vit në nivel global, nga rreth 190 vende.
Në vitin 1969, një aktivist i paqes nga San Francisko, i quajtur John Mçonnell, propozoi një ditë për t’u bashkuar për sigurinë mjedisore.
John Mçonnell zgjodhi për të festuar Ditën e Tokës, ekuinoksin e pranverës më 21 mars 1970, ndërsa Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson përcaktoi datën 22 prill të vitit 1970, e cila u bë Dita e Tokës në mbarë botën.
Për themelimin e datës së festimit të Ditës së Tokës më 22 Prill, Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson u nderua me Çmimin Medalja Presidenciale e Lirisë. Në këtë mënyrë, data 22 prill 1970 është shënuar si përvjetori i lëvizjes moderne mjedisore.
Edhe ne Shqipëri, pas viteve 1995, Dita e Tokës ka filluar të manifestohet në forma dhe organizata të ndryshme mjedisore. Ka pasur rezultate të prekshme nga veprimtarite e kësaj dite, ku vëmendja është përqendruar më së shumti tek gërryerja e tokës, si një nder problemet më të mëdha mjedisore që ka Shqipëria sot, si dhe tek hedhja e mbetjeve vend e pa vend nga njerëzit.
Erozioni i tokës është kryesisht pasojë e shkaterrimit të mbuleses bimore të tokës, si dhe prerjes së pyjeve./ Përgatiti Liberale.al