Sociale

11 operacione, ka sjellë në jetë 3 vajza/ 25-vjeçarja përshkruan 12 orët e tmerrit gjatë shtatzënisë

Shkruar nga Liberale
11 operacione, ka sjellë në jetë 3 vajza/ 25-vjeçarja

11 operacione, ka sjellë në jetë 3 vajza dhe është vetëm 25 vjeçe. Ky është bilanci me shifra i jetës së  Desara Lleshit, një nëne të re që ka hasur një mori sfidash. Rrëfimi që ajo ndan në programin “Rudina”  në Tv Klan nuk është aspak i lehtë sepse përshkruan jo vetëm traumën fizike, por edhe emocionale.

Gjatë shtatzënisë së dytë, ajo humbi njërin prej binjakëve dhe në jetë erdhi vetëm vajza. Në shtatzëninë e tretë, lajmi se bashkëshorti, me të cilin tanimë është në proces divorci, vuante nga një sëmundje  e rëndë, i shkaktoi një tjetër sfidë shëndetësore. Desara kaloi një hemorragji të rëndë prej së cilës i thanë se kishte humbur vajzën dhe do të duhej t’i hiqnin mitrën.

Desara Lleshi: Babai i fëmijëve të mi merr vesh për një sëmundje të rëndë siç është kanceri…

Rudina Magjistari: Ishte ai vetë i prekur nga kanceri?

Desara Lleshi: Po. Dhe në atë u desh të ndërhynin me një operacion dhe bëri që unë të mos e përballoja dot sepse ishte diku 8 orë operacioni. Isha shtatzënë, isha shumë e lodhur, e stresuar, të gjitha bashkë në njëfarë mënyre dhe di që atë ditë pata një shpërthim të asaj çfarë isha duke mbajtur në bark, të Kataleas, një gjakderdhje të tepërt. Drejtohem në spital dhe më thoshin jeta e saj mbaron këtu sepse ka mbaruar, por ti do të heqësh mitrën. Aty ishte diçka fatale për mua. Nuk e dija si do të vazhdonte më tej dhe për çfarë arsyeje po ma thoshin këtë. Kam ndenjur për 12 orë me këtë lajm të trishtë, me këtë lajmin që jo vetëm që Katalea nuk jeton më brenda meje, por do të bëhet edhe ndërhyrja në mitrën time.

Mrekullia ndodhi dhe pas 12 orësh të vështira, erdhi lajmi se të dyja ishin shëndoshë e mirë.

Desara Lleshi: Pas 12 orësh që unë jetova me idenë që bebja nuk jeton, më dha lajmin më të mirë dhe të gëzuar që bebja ime ishte gjallë dhe unë dëgjova rrahjet e zemrës së saj.

Rudina Magjistari: Sikur lindi për së dyti për ty.

Desara Lleshi: Për së dyti, realisht./tvklan.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH