Sociale

Më në fund! Instagram sjell risinë që të gjithë e kanë kërkuar

Shkruar nga Liberale
Më në fund! Instagram sjell risinë që të gjithë e

Instagram kaloi TikTok si aplikacioni më i shkarkuar në botë vitin e kaluar, të paktën pjesërisht falë veçorisë Reels që lançoi në vitin 2020 për të përballuar rivalin e tij kinez. Ndërsa videot me formë të shkurtër në platformën e Metës janë përmirësuar me kalimin e viteve, shumë përdorues mendojnë se Instagram nuk është ende i krahasueshëm me TikTok.

Koha do të tregojë se kush do të dalë fitues, por Meta është duke punuar shumë për të prezantuar veçori të reja në Instagram Reels për të arritur një nivel barazie me TikTok.

Risia e fundit e Instagram, tani që Reels mund të jenë deri në 180 sekonda, do t’u mundësojë përdoruesve të shikojnë videot me shpejtësi të dyfishtë (2x).

Përdoruesit mund të aktivizojnë këtë mundësi duke mbajtur shtypur skajin e djathtë ose të majtë të ekranit. Për të rikthyer shpejtësinë normale, mjafton të heqin gishti nga ekrani.

Ky funksion ka qenë i disponueshëm për disa përdorues që nga faza e testimit, por tani është duke u shpërndarë gradualisht për të gjithë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH