Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Qeveria miraton një shtesë buxheti prej 25 milionë Euro për KQZ

Shkruar nga Liberale

Zgjedhjet e 11 majit/ Qeveria miraton një shtesë buxheti prej 25

Me një vendim të Këshillit të Ministrave, është miratuar këtë të mërkurë një fond shtesë për buxhetin e vitit  2025, që do të shkojë në arkat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të përdoret  për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

KQZ-së në buxhetin e miratuar për vitin 2025 i shtohet fondi prej 2.500.000.000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekë, për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj 2025

Fondi i alokuar nga qeveria do të ndahet si më poshtë:

– 2 460 000 000 (dy miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë milionë) lekë, në zërin “Shpenzime korrente”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;

– 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në “Fletoren zyrtare”, ndërsa Ministria e Financave dhe KQZ janë ngarkuar për zbatimin e vendimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH