Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në përurimin e Teatrit të Kukullave në Sheshin “Skënderbej”, i cili është restauruar totalisht duke hapur dyert për të gjithë vogëlushët me shfaqje të reja dhe emocionuese.
Ai u kërkoi ndjesë atyre, duke thene se sot kanë ardhur në teatrin e kukullave dhe jo për të parë një “kukull si puna ime”.
“Në fund fare, dua të falënderoj të gjithë fëmijët për durimin dhe t’ju kërkoj ndjesë sepse faktikisht sot kanë ardhur në Teatrin e Kukullave dhe nuk kanë ardhur të shohin në skenë kukulla si puna ime, por mbase po të më konsideroni një kukull mund të ndjehem unë pak më mirë sepse përndryshe do të ndjehesha shumë keq.
“Xhaxhi kryeministër, a mund të bëjmë një foto të lutem se e di që e ke pasur ëndërr?”.
Ishte kjo kërkesë e një personazhi të Teatrit të Kukullave që mbylli fjalimin e kryeministrit Rama në ceremoninë për përurimin e godinës.
Kreu i qeverisë jo vetëm foton, që ai ia bëri realitet, por i dha edhe një puthje një prej kukullave që do të shoqërojë fëmijët në shfaqje të ndryshme.