Politikë

U arrestua me urdhër të SPAK, kryebashkiaku ERION VELIAJ del sot para GJKKO për masën e sigurisë

Shkruar nga Liberale

U arrestua me urdhër të SPAK, kryebashkiaku ERION VELIAJ del sot para

Ditën e sotme, në orën 08:30, do të nisë në Gjykatën e Posaçme rivlerësimi i masave të sigurimit personal për tetë të pandehurit e dosjes, përfshirë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe biznesmenin Elman Albule.

Ata do të paraqiten së bashku me pesë biznesmenë shqiptarë, të akuzuar për bashkëpunim në veprime të paligjshme me Veliajn.

Përveç të pandehurve, në gjykatë do të jetë edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila ka një masë sigurimi “arrest shtëpie”.

Ky grup akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Po ashtu, është ngritur një hetim ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, për lidhje me këtë çështje.

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për disa vepra penale. Ai dyshohet për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Burime për mediet bëjnë me dije se Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në nëntë raste. Xoxa është nën akuzë për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Ndërsa, pesë biznesmenët e lënë në detyrim paraqitje Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, SPAK i akuzon për veprën penale “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

Prokuroria e Posaçme mori nën hetim edhe deputeten e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka si e përfshirë në hetimet që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH